Shtëpia gjendet në Çagllavicë në lagjen “Swiss Village”, një lagje e stilit modern me një pozitë ku çasja për në qytet si dhe lidhjet tjera jashtë tij janë shumë të lehta. Lagjja është e tipit të mbyllur, me mirëmbajtje dhe kontrollë sigurie 24h, e organizuar për një ambient të rehatshëm, funksional dhe të sigurtë si: infrastrukturë moderne, parkingje të mjaftueshme për banorë, hapësira të gjelbëruara dhe kopshte të fëmijëve. Materialet e përdorura në shtëpi janë të gjitha të kualitetit të lartë.
Lagjja Swiss Village ofron 4 lloje të shtëpive për të plotësuar nevojat e familjeve të ndryshme dhe kjo shtëpi është e tipit 2.
Shtëpia ka këtë renditje:
Kati përdhesë:
| 1 Sallon
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Depo
| 1 Garazhë
Kati i parë :
| 4 Dhoma të fjetjes(dy prej tyre master bedroom)
| 2 Banjo
| 1 Ballkon