Ofrohet PËR SHITJE Banesë 2+1 me Fletë poseduese në lagjen Mati 1 në Prishtinë tek Art Construction 80m²│2 Dhoma gjumi│Kati 2-të Kjo banesë moderne të cilen jemi duke e ofruar për shitje, ndodhet në objektin prej më të mirëve të ndertuar në lagjen e Spitalit, e pranuar teknikisht dhe me Fletë Poseduese. Në kuadër të objektit ndërtim i Art Construction, orientuar nga Lindja, shumë afë Shkollës Fillore “Pavarësia”, Qendrës së mjekësisë familjare dhe Institutit Gjyqësor të Kosovës, duke ju ofruar kështu një komoditet të shtuar. Përfshinë sipërfaqe prej 80m² dhe përbëhet nga 1 Dhomë dite me kuzhinë, 2 Dhoma gjumi, 1 Ballkon, 1 Banjo, 1 Wc dhe Koridor. Vlenë të theksohet se ndërtimi është tejët cilësorë, fasadë e bukur me Tulla dhe e kombinuar me stiropor, dritare cilësore me roleta, 2 ashensorë, 5 banesa në katë, parking të shumtë, Garazh dhe Depo personale, e mirëmbajtur shumë mirë, e pranuar teknikisht, hyrje private që mirëmbahet vazhdimisht dhe shumë përparsi tjera. Banesa ofrohet për shitje në gjendjen që shihni, për të interesuarit që dëshirojnë me ble pa mobilie, mund të konsiderohet edhe ky opcion. Garazha + Depo 8000€ Të gjitha çmimet janë të negocueshme.